Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i OKB-së kërkon të zbatohet marrëveshja e armëpushimit në Gaza

NULL NULL
12.02.2025 10:46
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit të sigurojnë që marrëveshja e armëpushimit do të vazhdojë të zbatohet.

Ai ka bërë thirrje që Hamasi të lirojë të gjitha pengjet, dhe të rifillojnë negociatat serioze në Doha për fazën e dytë.

Deklarata e Guterres u lexua nga zëdhënësi i OKB-së Rolando Gomez në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën.

“Ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gaza”,  lexoi Gomez, duke shtuar se kjo rezulton në “tragjedi të madhe”.

Gomez tha gjithashtu se prioriteti i OKB-së ishte dërgimi i ndihmës në Gaza, e cila vazhdon të jetë një “nevojë e madhe”.

lajme të ngjashme