Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një burrë i dehur në Gjakovë fjaloset me gruan në telefon, kur shkon në shtëpi e rrah

NULL NULL
11.02.2025 10:15
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Një burrë i dehur në Gjakovë, është fjalosur me gruan e tij përmes telefonit, në lidhje me kujdesin ndaj djalit të tyre.

Ndërkaq, pasi ka shkuar në shtëpi, e ka sulmuar fizikisht atë, ku më pas gruaja ka kërkuar urdhër-mbrojtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën”.

“Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme