Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri gjerman thotë se Evropa është e përgatitur të veprojë ndaj kufizimeve të mundshme tregtare

NULL NULL
10.02.2025 14:08

Evropa është e përgatitur të veprojë në përgjigje të kufizimeve të mundshme ndaj tregtisë, tha të hënën ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, pas diskutimeve me lobet e industrisë dhe përfaqësuesin kryesor të tregtisë së BE-së rreth kërcënimit të tarifave nga SHBA.

“Evropa duhet dhe mund të reagojë vetëm në mënyrë të bashkuar dhe me vendosmëri ndaj kufizimeve të njëanshme tregtare. Dhe ne jemi të përgatitur për këtë,” tha Habeck në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Habeck mbajti një tryezë me industrinë mbi marrëdhëniet e ardhshme transatlantike të hënën dhe foli nw telefon me komisionerin e tregtisë së BE Marosh Shefçoviq, sipas deklaratës.

lajme të ngjashme