Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut thotë se DeepSeek mbledh ‘tepër’ të dhëna personale NULL NULL 10.02.2025 12:06 10.02.2025 12:06 Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ka akuzuar aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek për mbledhjen “tepër” të të dhënave personale dhe përdorimin e të gjitha të dhënave hyrëse për të trajnuar veten. Kjo agjenci ka vënë në pikëpyetje përgjigjet e aplikacionit ndaj pyetjeve në lidhje me çështjet e krenarisë kombëtare. Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) tha se u dërgoi një njoftim zyrtar agjencive qeveritare javën e kaluar duke u kërkuar atyre që të merrnin masa paraprake sigurie mbi aplikacionin e inteligjencës artificiale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.