Cakolli: VV del e para me 40%, e dyta PDK-ja dhe LDK-ja e treta NULL NULL 09.02.2025 22:16 09.02.2025 22:16 Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka theksuar se në bazë të rezultateve deri të tanishme nga vëzhguesit në teren Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje. Sipas tij, e dyta vazhdon PDK-ja dhe treta LDK-ja, njofton Klankosova.tv Në bazë të statistikave dhe të dhënave të dërguara nga vëzhguesit tanë në terren, me 98 për qind të votave të numëruara, e para del Lëvizja Vetëvendosje me 40, 4% me një margjinë të gabimit prej 1,44%, pas saj PDK me 21,7% me një margjinë të gabimit plus minus 1,45%, LDK në vendin e tretë me 17.5% me një margjinë të gabimit plus minus 0.97%, ndërsa Koalicioni Kosova Fituese ka 7.2% me një margjinë 0.82 për qind, Koalicionit për Familjen ka 2.4%, Lista Serbe ka 5.4%, tha Cakolli. /Klankosova.tv