Në intervistën e rrallë në këtë fushatë, Albin Kurti demolohet nga Grida Duma NULL NULL 08.02.2025 21:59 08.02.2025 21:59 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në intervistën e rrallë në këtë fushatë zgjedhore, është demoluar nga gazetarja Grida Duma. Duma i tha Kurtit se “je për herë të parë, nëse ke qenë më parë populist”, teksa e bëri Kurtin që të reagonte me zë të nervozuar, i cili iu përgjigj duke i thënë se “nuk kam qenë asnjëherë populist, jam demokrat”. Pas kësaj, Duma ia përmendi deklaratat e Kurtit, duke aluduar në paaftësinë e tij, ku ia përmendi se “nuk je populist duke thënë që ‘duhet të më tregojnë sa dhe nga fitojnë, ndërkohë që je kryeministër’”. “Nëse do të ishe kryetar i një partie opozitare, do thoshe se duhet të ta tregojnë se nuk ke qasje, se nuk e di dhe kur vjen në pushtet do ta kuptoj se nga fitojnë këta hajdutët, që unë mendoj që janë hajdut, ndërkohë je kryeministër i Kosovës dhe pas katër viteve ‘të na tregojnë se nga fitojnë, si?’”, i tha Duma, Kurtit. Kurti, u përgjigj shumë shkurtimisht, duke i thënë se po të ishte Byroja, nuk do të kishte nevojë t’i thoshte këto gjëra. Gazetarja Duma ia përmendi Kurtit dhe ndasitë që i ka krijuar gjatë kohës së tij sa ishte kryeministër, duke thënë se “në momentin që ti i thua opozitës ‘mizë’, ‘buburrec’, së pari brenda modelit, e ke thënë që ‘unë jam për unitetin kombëtar’. “Dhe së dyti në skenën e perceptimit publik, shikohet që Qeveria e Shqipërisë me Qeverinë e Kosovës ka një konflikt protagonizmash, midis Ramës dhe Kurtit. Kujt i ka shërbyer kjo, perceptimit për unitet kombëtar apo në fakt vetëm protagonizmit tënd si politikan?”, i tha Duma, Kurtit, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, Kurti tha se mund të ketë mospajtime me Shqipërinë, por tha se pret mbështetje më të madhe nga Shqipëria sesa që ka aktualisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 16 orë më parë