Pavarësia energjetike – Vendet baltike largohen nga rrjeti rus (VIDEO) NULL NULL 06.02.2025 15:32 06.02.2025 15:32 Lidhjet politike me Rusinë i këputën që nga viti 1991, kur vendet baltike u pavarësuan nga Bashkimi Sovjetik. Megjithatë, Letonia, Lituania dhe Estonia mbetën të varura nga fqinji i tyre i madh për sa i përket energjisë, njofton Klankosova.tv. Por pas 35 vitesh, edhe kësaj varësie i erdhi fundi. Vendet e vogla baltike bënë një hap të madh drejt pavarësisë së tyre energjetike, pasi këtë fundjavë pritet të ndërpresin të gjitha lidhjet e tyre me rrjetin elektrik të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke u shkëputur përfundimisht nga sistemi sovjetik. Ndiqni materialin e zgjeruar, në videon e mëposhtme: