Abdixhiku: Dega e 3-të në Prishtinë kishte tubim madhështor – besojmë në një të ardhme ambicioze NULL NULL 04.02.2025 21:03 04.02.2025 21:03 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor!. Ai u shpreh se momentumi i madh qytetar që siç u shpreh ai, po i shoqëron në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë, sipas tij, tashmë është i pandalshëm. “Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor! Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që na bëni në çdo takim në Kryeqytet!Momentumi i madh qytetar që po na shoqëron jo vetëm në qytete e fshatra, por edhe në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë – tashmë është i pandalshëm”. “Lista e LDK-së në këto zgjedhje është më e mira në Kosovë. Është ekipi që do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë. 1.5 miliard për kryeqytetin – ky është zotimi ynë, dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje”, ka shkruar Abdixhiku.