Arrestohet shtetasi nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se vrau një gjerman NULL NULL 04.02.2025 14:18 04.02.2025 14:18 Një 41 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga një konflikt me një 29 vjeçar, me nënshtetësi gjermane. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mesnatën e 1 shkurtit, para një restoranti në Sittardsberger Allee në Duisburg. Deri tek rasti tragjik dyshohet të ketë ardhur pas një debati mes të 29-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, dhe viktimës. Gjermani 41-vjeçar, mësohet se është shtyrë nga i dyshuari dhe me këtë rast ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi kishte rënë në tokë. Ai u dërgua në spital me plagë të rrezikshme, ku të hënën më 3 shkurt edhe vdiq, transmeton Klankosova.tv I riu nga Maqedonia e Veriut, pas ngjarjes u dorëzua në polici në Buchholz. Nga ai mjekët morën disa mostra gjaku, për të parë nëse ky kishte konsumuar alkool apo kishte marrë drogë ose ilaqe. Tani 29-vjeçari ngarkohet me vepren penale të “lëndimit trupor me pasojë vdekjen”. Hetimet lidhur me rastin ende po vazhdojnë nga autoritetet gjermane.