City e ka transferuar Nico Gonzalezin, do ta zëvendësojë Rodrin NULL NULL 04.02.2025 08:42 04.02.2025 08:42 Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e katërt në këtë afat kalimtar. Fjala është për mesfushorin spanjoll, Nico Gonzalez i cili u transferua nga Porto. Gonzalez, do të nënshkruajë kontratë katërvjecare me “Citizens” dhe shihet si zëvëndësues i Rodrit, i cili është i lënduar, transmeton Klankosova.tv Spanjolli, është edhe produkt i akademisë së famshme të Barcelonës “La Masia”, i cili më pas u transferua te Porto ku arriti të bëhej një nga lojtarët më të rëndësishëm të gjigantëve portugez. Welcome, Nico! 🩵 pic.twitter.com/dvHbM9XIXE — Manchester City (@ManCity) February 3, 2025