Grenelli telefonon Trumpin, amerikanët që u liruan nga Venezuela e falënderojnë atë (VIDEO) NULL NULL 01.02.2025 13:24 01.02.2025 13:24 Te burgosurit amerikane Venezuela i ka liruar gjashtë të burgosur amerikanë, pas negociatave që zhvilloi Richard Grenell, me presidentin venezuelian Nikolas Maduro. Gjashtë të burgosurit e kanë falënderuar presidentin Donald Trump pasi janë liruar. Në pamje të publikuara në rrjete sociale, shihen ata duke biseduar me Trumpin në telefonin e emisarit për misione speciale, Grenell, derisa janë në aeroplan në kthim për në ShBA. “Faleminderit shumë president Trump”, tha njëri nga të burgosurit. Ndërsa tjetri u shpreh: “Faleminderit shumë, kjo është e mrekullueshme nuk mund ta besojmë”. Ndërsa të gjithë së bashku, amerikanët e liruar thanë: “Të duam shumë, Trump”. @sharpie_10.0 ♬ original sound – Sharpie_10.0 Më herët, Shtëpia e Bardhë i kishte bërë thirrje Venezuelës që të lironte ata që i quajti “pengje amerikane” – si dhe të pajtohej e të pranonte kriminelët venezuelianë të dëbuar nga ShBA-ja, ose të përballej me pasoja. Të paktën nëntë persona me nënshtetësi amerikane besohet të jenë në mesin e mbi 2,200 të arrestuarve nga autoritetet venezueliane pas protestave mbarëkombëtare mbi rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve të korrikut 2024, në të cilat Nicolas Maduro pretendoi fitoren. Rizgjedhja e tij u refuzua gjerësisht nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ShBA-në. Ai u betua për mandatin e tij të tretë muajin e kaluar. Trump i përshëndeti të liruarit në një postim të veçantë, duke thënë se Grenelli po i sillte të gjashtit “në shtëpi nga Venezuela”. Mediat shtetërore të Venezuelës thanë se diskutimet me të dërguarin e Presidentit Trump kishin qenë të respektueshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.