Nëse keni migrenë mund të jetë shenjë e problemeve me zemër NULL NULL 01.02.2025 07:56 01.02.2025 07:56 Foto ilustruese Nëse jeni duke vuajtur nga migrena, mos e neglizhoni atë sepse mund të jetë shenjë se keni probleme me zemrën. Këto janë rezultatet e një studimi afatgjatë, i cili ka përfshirë më shumë se gjysmë milioni njerëz. Studimi u publikua në British Medical Journal, ku theksohet se këto probleme shkaktojnë sulm zemër dhe goditje në tru, mpiksje të gjakut dhe funksionim të çrregullt të zemrës. Ky studim i gjerë dhe relevant sugjeron se migrena është definitivisht e lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe se ky është shkaku më i zakonshëm i vdekjes së njerëzve, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre vuajnë nga migrena.