Behluli: Serbia në krizë, Vuçiq në frikë (VIDEO) NULL NULL 28.01.2025 23:33 28.01.2025 23:33 Protesta të mëdha po zhvillohen në Serbi kundër pushtetit aktual të presidentit Aleksandar Vuçiq. Si rezultat i presionit qytetar, sot dorëheqje dha kryeministri Millosh Vuçeviq. Kjo dorëheqje në opinion po interpretohet se Vuçiq e ka pushtetin e rrezikuar. Rreth zhvillimeve atje, ka folur gazetarja Ardita Behluli. Behluli tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Serbia tashmë është në krizë. Ajo tha se Aleksandar Vuçiq, është në frikë. “Në konferencën për gazetarë, ai prezantoi se sa humbje ka pësuar Serbia vetëm gjatë muajit janar, për shkak të pasigurisë dhe jostabilitetit sa i përket investitorëve të huaj dhe qasjes ndërkombëtare”, theksoi ajo. Ajo shtoi se mbetet të shihet nëse së shpejti do të vendoset qeveria e re apo do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme. Si shkak i protestave të ashpra atje, është tragjedia e Novi Sadit, ku në nëntor të vitit të kaluar vdiqën dhjetëra persona./ Klankosova.tv