Karteli meksikan hap zjarr ndaj një droni të Patrullës Kufitare amerikane NULL NULL 28.01.2025 23:32 28.01.2025 23:32 Anëtarë të një karteli meksikan hapën zjarr ndaj një droni të Patrullës Kufitare të SHBA-së pranë kufirit jugor. Ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 14:00, pranë Guadalupe Guerra në Teksas, transmeton klankosova.tv. Pamjet tregojnë katër persona të armatosur me pushkë të rënda duke qëlluar mbi dronin që po i monitoronte ndërsa lëviznin drejt kufirit për të kaluar ilegalisht në SHBA. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, Chris Olivarez, katër personat po përpiqeshin të shpëtonin nga forcat ushtarake dhe kërkonin strehim në një ishull në lumin Rio Grande, midis SHBA-së dhe Meksikës. Olivarez siç shkruan the sun, theksoi se personat mbetën në territorin meksikan dhe nuk kaluan zyrtarisht kufirin. Ai shtoi se shteti i Teksasit do të vazhdojë të monitorojë nga afër zonën dhe të përdorë çdo burim të disponueshëm për të parandaluar kërcënimet ndërkufitare ndaj forcave të rendit dhe sigurisë kombëtare.