“Kryeministri na mori bukë” – Nisja e autobusëve falas të Vetëvendosjes nga Gjermania NULL NULL 27.01.2025 19:55 27.01.2025 19:55 Lëvizja Vetëvendosje duket se është mobilizuar me të gjitha forcat për të mos e humbur vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit. | Një ndër veprimet për të ruajtur votën e para 4 viteve është nisja falas e autobusëve nga Gjermania për në Kosovë për të votuar këtë subjekt politik, duke ua mundësuar udhëtimin falas në këmbim të votës për partinë në pushtet. Ky veprim i kryeministrit Kurti, ka irrituar kompanitë turistike në Kosovë, të cilat e shohin si një sulm të drejtpërdrejt të qeverisë kundrejt punës së tyre.. 9 mijë euro është mesatarja e një autobusi që do të bartë 60-50 persona nga Gjermania në Kosovë dhe pyetja lind se kush do të paguaj për udhëtimin falës në vendlindje? Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel tregon se kostoja e një udhëtimi është tejet e lartë. E bizneseve që u është bërë dëmi, sipas Kurtishajt shkon deri në 150 mijë euro. Drejtuesi i Sharr Travel shton se gjithë këto të hyra që kanë pas të shpërndahen në kompani të ndryshme turistike, shkojnë vetëm në një kompani të caktuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 14 orë më parë