Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani me shokë presin në konak Zonjën e Vjetër

NULL NULL
25.01.2025 12:50

Napoli sonte luan kundër Juventusit në derbin e kësaj jave në Serie A me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja do të jepet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 2, nën komentimin e Andin Lokajt.

Kapiteni i Kosovës me kolegët e tij e kanë nisur bindshëm kampanjën për titull, dhe hyjnë të frymëzuar pas fitores ndaj Atalantës xhiron e shkuar.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk njeh ende humbje në këtë kampionat, dhe kjo mund t’ua prishë hesapet napolitanëve.

Ndeshjet tjera të ligës elitare italiane që emetohen sot në Art Motion janë Como-Atalanta në Sport 1 nga ora 15:00, nën komentimin e Lirim Pecit, dhe Empoli-Bologna në Sport 1, nga 20:45, nën komentimin e Naim Selmanit.

lajme të ngjashme