Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë NULL NULL 24.01.2025 11:46 24.01.2025 11:46 Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj përmes një ceremonie. 79 prej këtyre kadetëve janë nga komuniteti serb në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është një nga shtyllat kryesore të shtetit duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë. Në ceremoninë e diplomimit, Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”. Ajo tha se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë. Siç raporton Kosovapress, Osmani potencoi se policët janë shtylla e parë e rendit dhe garantuesja e lirisë së secilit qytetar pavarësisht etnisë.