Balaj: Haradinaj po tenton të faktorizohet përmes Kurtit NULL NULL 21.01.2025 23:17 21.01.2025 23:17 Analisti Labinot Balaj ka thënë që kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po tenton të faktorizohet përmes kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore. “Në tri videot që i pamë, fokusi i tyre ishte, para shpalosjes së programit, ke sharja ose sulmet, atakimet karshi Qeverisë. Përjashto LDK-në që ishte pak më e butë”, ka thënë Balaj në Rubikon të Klan Kosovës. “Zotëri Haradinaj e pat komplet paraqitjen e tij në shënjestrim të zotëri Kurtit, sikurse zotëri Hamza, njëjtë”.