Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës NULL NULL 20.01.2025 19:46 20.01.2025 19:46 Kreu i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, në Florida. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të të ShBA-të Donald Trump, pas betimit. Rutte tha se me kthimin e Trumpit, do të përshpejtohen shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje. “Së bashku, mund të arrijmë paqe përmes forcës”, deklaroi Rutte. Ndërkaq, edhe presidentja e Kosovës e ka uruar Donald Trumpin, për rimarrjen e detyrës në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ajo përmes një letre të dërguar në adresë të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara u shpreh se Kosova është vendi më proamerikan në botë./ Klankosova.tv