Dy super-përballje sot në Serie A NULL NULL 18.01.2025 14:03 18.01.2025 14:03 Kampionati italian në futboll, Serie A, vjen ekskluzivisht në platformën më të pasur televizive, Artmotion. Në mesin e ndeshjeve që sot spikat është ajo mes Juventusit dhe AC Milanit, të cilën fansat do të kenë mundësi ta ndjekin nga ora 18:00 në S1. Përballja e fundit mes tyre, në kuadër të Superkupës së Italisë, përfundoi me fitoren e milanistëve, 2:1. Juventusi, në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, kurse Milani vjen në këtë përballje nga fitorja ndaj Comos në xhiron e fundit. Në Serie A na presin edhe përballje tjera interesante. Atalanta nga pozita e tretë e pret në shtëpi kreun e tabelës, Napolin. Kjo përballje zhvillohet nga ora 20:45, kurse Bologna vs Monza transmetohet nga ora 15:00. Krejt këto dhe shumë më shumë, keni mundësi t’i ndiqni në platformën televizive Artmotion. /Klankosova.tv