Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nën kërcënimin e armëve, grabitet një person në vendin e punës në Mitrovicë

NULL NULL
18.01.2025 09:39
Foto ilustruese të grabitjes me armë
Foto ilustruese të grabitjes me armë

Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në polici se nën kërcënimin e armëve, dy persona ia kanë grabitur një shumë parash në vendin e punës së tij.

Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar ende nuk janë kapur, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e  tij të punës dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturën tyre me targa të huaja. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme