Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim NULL NULL 16.01.2025 22:13 16.01.2025 22:13 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se një fëmijë njëvjeçar kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, ka shkruar Rama.