Leverkuseni fiton ndaj Mainz dhe ‘ngacmon’ Bayernin, diferenca tani vetëm një pikë NULL NULL 14.01.2025 23:38 14.01.2025 23:38 Ka mjaftuar goli i Alejandro Grimaldos në ndeshjen ndaj Mainz, që Bayer Leverkusen t’i rrekët prapa Bayernit të Mynihut në vetëm një pikë dallim. Në këtë ballafaqim, Granit Xhaka luajti krejt minutat, kurse u notua si njëri prej më të mirëve në fushë, njofton Klankosova.tv. “Aspirinat” pavarësisht se kishin një krizë rezultatesh në fillim të kampionatit, tani po i konkurojnë fuqishëm “Bavarezët” që e udhëheqin renditjen tabelare në Bundesliga. Në ndeshjet e sontme të kampionatit elitar të Gjermanisë, fitore shënuan edhe Frankfurti e Wolfsburgu. Të parët e deklasuan 4-0 Freiuburgun, kurse të dytët e demoluan Borussia Monchengladbah me rezultat 5-1, raporton Klankosova.tv. Befasia e mbrëmjes ishte rezervuar në Holstein-Stadion, ku Holstein Kiel e mposhti 4-2 Dortmundin. Nesër zhvillohen pesë ndeshje tjera, ku spikat derbi Stuttgart – Leipzig. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.