AAK-së i bashkohet Shkelzen Komoni, kirurg maksillofacial NULL NULL 14.01.2025 16:53 14.01.2025 16:53 Foto e publikuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se Aleancës i është bashkuar Shkelzen Komoni, kirurg maksillofacial. Ai është shprehur se tash e mbi dy dekada përvojë profesionale, siç tha Haradinaj, Shkelzeni njihet për humanitet, pozitivitet e optimizëm. “Aleancës sot iu bashkua Dr. Shkelzen Komoni, një prej kirurgëve më të njohur maksillofacial. Shkelzeni i lindur në Prishtinë, është nga një familje e mirënjohur atdhetare e intelektuale me origjinë nga Gjakova”. “Tash e mbi dy dekada përvojë profesionale, Shkelzenin e njohim për humanitet, pozitivitet e optimizëm, por dhe një aktivitet të pasur sindikalist, që do ta pasurojnë organizatën tonë të përbashkët. Mirë se vjen në familjen e Kosovës fituese, Dr. Shkelzen Komoni”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë