30 ditë paraburgim për 19-vjeçarin që shantazhoi të miturën nga Peja (VIDEO) NULL NULL 14.01.2025 08:26 14.01.2025 08:26 Foto ilustruese Një i dyshuar 19-vjeçar nga Peja është përballur me masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka shantazhuar një të mitur 16-vjeçare. Sipas raportimeve, i dyshuari i kishte kërkuar viktimës që të zhvishej gjysmëlakuriq gjatë një bisede online, duke e xhiruar pa pëlqimin e saj, njofton Klankosova.tv. Më pas, ai e kishte kërcënuar se videot do t’i shpërndante tek familjarët e saj, nëse nuk i jepte 500 euro. Familjarët e viktimës, pasi panë videot, shkuan menjëherë në stacionin policor në Pejë për të raportuar rastin. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për gazetarin Valdrin Daci, se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, tha ky i fundit në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 12 orë më parë