Shkon në 68 numri i të plagosurve nga përplasja e tramvajeve në Strasbourg NULL NULL 12.01.2025 18:28 12.01.2025 18:28 Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi kur një tramvaj, i cili ishte ndalur, lëvizi papritur mbrapsht nga një pjerrësi për arsye ende të panjohura, duke u përplasur me një tjetër tramvaj të palëvizshëm, transmeton klankosova.tv. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan skena kaotike, me tym që ngrihej dhe pasagjerë të shqetësuar brenda tramvajeve. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim. Sipas bbc, prokurorët kanë konfirmuar se përplasja nuk ishte e qëllimshme. Deri më tani nuk raportohet për viktima.