Biden bëhet për herë të parë stërgjysh NULL NULL 09.01.2025 13:36 09.01.2025 13:36 Joe Biden behet stergjysh Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të ri. Ai është bërë stërgjysh për herë të parë. Mbesa e tij, Naomi Biden Neal, lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me bashkëshortin Peter Neal në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Emri i foshnjës është William Brannon Neal IV, sipas një postimi në Instagram nga zonja e parë e ShBA-së që përfshinte një foto të saj dhe të presidentit me stërnipin e tyre të ri, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.