Zjarret shkaktojnë shqetësime për vizitorët drejt Los Angeles NULL NULL 09.01.2025 12:51 09.01.2025 12:51 Në lidhje me udhëtimin në Los Angeles, zyra e Jashtme britanike nuk ka lëshuar ende një paralajmërim të drejtpërdrejtë për shtetasit e saj, por ka kërkuar nga ata që po planifikojnë udhëtimin të kontrollojnë faqet e internetit të autoriteteve lokale në LA. Këshilla e dhënë nga faqja e Qeverisë Britanike thotë: “Zjarret që përhapen me shpejtësi janë aktive në Qarqet e Los Angeles.” “Aktualisht, duhet të monitoroni mediat lokale dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve vendore”, transmeton klankosova.tv Shumë rrugë kryesore në Los Angeles janë mbyllur për shkak të zjarreve, duke përfshirë autostradën Pacific Coast Highway mes Tunelit McClure dhe Kanionit Topanga. Megjithatë, shumica e fluturimeve në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles po zhvillohen si zakonisht, përveçse 60 fluturime që kishin destinacion Aeroportin Burbank u anuluan ose vonuan të mërkurën. Aeroporti i Burbank njoftoi në X se kushtet atmosferike po ndikojnë në operacionet e fluturimeve. ”Kontrolloni statusin e fluturimit tuaj me linjën ajrore para se të shkoni në LUR”.