Një vit nga liberalizimi i vizave NULL NULL 01.01.2025 10:09 01.01.2025 10:09 Më 1 janar 2024 hyri në fuqi lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Pas shumë vjet pritjeje, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve tanë të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turistë, por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm. Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen. Për dokumentet e nevojshme, qytetarët duhen të kenë pasaporta biometrike, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimit e udhëtimit. Për ata që udhëtojnë me veturë nevojiten edhe dokumentet, përfshirë kartonin e gjelbër. Liberalizimi i vizave mundëson lëvizjen e lire pa viza në shtetet e zonës Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete anëtare: Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë