Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje NULL NULL 26.02.2016 08:12 26.02.2016 08:12 Në Gjilan dje është arrestuar një person pasi që njësiti policor gjatë kontrollit tek i njëjti, në brez i ka gjetur dhe konfiskuar një revole. Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar edhe një revole), dy kondak të pushkës, një tyte e pushkës, një shul dhe një kamëz e pushkës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.