Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja Haziri mes rrëfimeve mbi familjen, festën e politikën (VIDEO)

NULL NULL
31.12.2024 12:54

Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri dhe bashkëshkortja e tij Myrvete Bajrami-Haziri kanë ndarë rrëfime mbi jetën e tyre familjare, për festat dhe politikën në vend.

Familja Haziri, kanë folur për vështirësitë e martesës së vajzës së tyre, por gjithashtu për gëzimin që ndjejnë për suksesin e jetës së vajzave, transmeton Klankosova.tv.

Haziri theksoi rolin e bashkëshortes së tij, Myrvetes, në përkujdesjen për vajzat, duke e quajtur atë arsye për suksesin e familjes.

“Unë ia atribuoj suksesin asaj, sepse ajo ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës. Ka qenë vështirë, dhe tani kur shikoj pas, e shoh sa shumë më ka munguar koha me vajzat gjatë rritjes së tyre”, tha ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai gjithashtu ndau mendimet e tij për politikën dhe besimin që ka në kandidatin e LDK-së, njëherësh Haziri e vlerësoi vitin 2024 si një vit të vështirë për Kosovën, duke e cilësuar si një vit depresiv politik dhe ekonomik, me një agjendë të tensionuar.

Ndiqeni intervisten e plotë të familjes Haziri, në videon më poshtë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.