Man Utd i zhgënjyer – s’dha asnjë gol, fiton Newcastle NULL NULL 30.12.2024 23:05 30.12.2024 23:05 Manchester United, nuk arriti të hënën të shënonte qoftë edhe një gol të vetëm. Por këtë e bëri dy herë skuadra kundërshtare – Newcastle, përcjell Klankosova.tv. Mysafirët qysh në fillim e nisën mirë. Alexander Isak ia tundi rrjetën vendasve në minutën e 4-të. Edhe goli i dytë u dha në pjesën e parë, të cilin e shënoi Joelinton. United që ka vendin e 14-të në tabelë, nga pesë ndeshjet paraprake kryesisht dështoi. Kjo skuadër nga to i ka katër humbje, dhe një fitore. Ekipi Newcastle me vendin e 5-të në tabelë, për dallim nga kundërshtarët që i mposhti sonte, nga pesë ndeshjet paraprake ka katër fitore dhe një humbje.