Banorët e Prishtinës ankohen për rrugën me gropa: s’ka reagim nga komuna (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 12:50 30.12.2024 12:50 Nuhi Sejdiu, qytetar nga Prishtina Nuhi Sejdiu, një qytetar nga Prishtina, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rrugës me gropa, që ndodhet në zonën përreth shtëpisë së tij dhe shtëpive të tjera. Ai theksoi se kjo rrugë po krijon vështirësi për kalimin e fëmijëve dhe ka dëmtuar automjetet, njofton Klankosova.tv. Sejdiu u shpreh se “pas çdo shiu është e pamundur të kalosh, pasi rruga është e pa kalueshme dhe nuk ka rrugë alternative”. “Komuna nuk ka reaguar ndaj ankesave të banorëve, edhe pse të gjithë si banorë kemi paraqitur ankesë për këtë rrugë, tha ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Emisioni “Fol me Arin” fton të gjithë qytetarët që të mos ngurojnë për të shfaqur telashet me të cilat përballen, duke kontaktuar në numrin +383 48 400 004. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 2 orë më parë