Rrahmani beson që do të sigurojnë vend në Kuvend: Mbështetja i ka kaluar pritshmëritë (VIDEO) NULL NULL 27.12.2024 18:47 27.12.2024 18:47 Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, flet në "DPT te Fidani". 27 dhjetor 2024. Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, po shprehet i bindur që koalicioni i tij do të arrijë të zë ulëse në Kuvend, pasi qytetarët më 9 shkurt të vendosin se kujt t’i besoj udhëheqja e kujt jo. “Jemi duke u angazhuar, dhe duke punuar çdo ditë në terren, është një mbështetje masive. Nuk besoj që do të kemi pengesa për të qenë pjesë e Kuvendit. Natyrisht është kohë e gjatë, deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo varet nga puna dhe sa ne arrijmë të kapitalizojmë këtë mbështetje”, deklaroi ai. Deputeti me ideologji konservative, tutje në “DPT te Fidani”, tha se mbështetja që po e gjejnë te qytetarët i ka kaluar pritshmëritë e tij, përcjell Klankosova.tv. “Për mua i ka kaluar pritshmëritë që unë i kam pasur si koalicion në mbështetjen të cilën po e gjejmë te njerëzit, dhe qytetarët. Për shkak se kjo është një kauzë e cila është brengë për secilin prind, familje në vendin tonë. Është dëshmuar që për katër vitet e kaluara ne i kemi qëndruar kësaj kauze, i kemi mbrojtur këto vlera”, u shpreh Rrahmani që më parë ishte pjesë e Vetëvendosjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 15 orë më parë