Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lindon Emërllahu, sportisti më i mirë i vitit në Suharekë

NULL NULL
27.12.2024 18:21

Komuna e Suharekës ka zgjedhur sot sportistët më të mirë të vitit 2024.

Ky epitet i takoi mesfushorit të Ballkanit dhe kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahut, i cili ditë më parë u shpall edhe futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

22 vjeçari nga Mushtishti, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme të formës gjatë 2024-ës, përkundër se vuajti nga një lëndim i rëndë, që e mbajti larg fushës së blertë nga korriku i 2023-ës e deri në muajin shkurt të këtij viti, raporton Klankosova.tv.

Pos numrit 6 të kampionëve të Republikës, në organizimin e sotëm u vlerësuan edhe sportistë të tjerë nga kjo komunë, të cilët performuan suksesshëm.

Poashtu u nderuan edhe veteranët e sporit në Suharekë, sikuese edhe shpresat.

FC Ballkani u zgjodh poashtu klubi më i mirë për vitin 2024.

lajme të ngjashme