Granit Xhaka i përzgjedhur në formacionin e vitit në Bundesliga NULL NULL 26.12.2024 12:02 26.12.2024 12:02 Granit Xhaka Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është përfshirë në formacionin e vitit 2024 në Bundesliga. Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” e ka renditur mesfushorin shqiptar për shkak të notës së lartë 7.59, transmeton Klankosova.tv. Gjatë vitit 2024, Xhaka fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asiste.