38 të vdekur në aksidentin me aeroplan, thotë numri dy i qeverisë kazake NULL NULL 25.12.2024 17:34 25.12.2024 17:34 Pamje nga aeroplani i rrëzuar i pasagjerëve në Azerbajxhan, 25 dhjetor, 2024. Foto: AP Tridhjetetetë është bilanci i fundit i viktimave të shkaktuar nga rrëzimi i aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” (AZAL) në Kazakistan. Kështu ka raportuar Tengrinews.kz duke cituar zëvendëskryeministrin kazak, Kanat Bozumbayev. Sipas BBC-së, aviokompania tha se 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e “Embraer 190”, por raportet e tjera thonë se totali ishte 72. Numri i raportuar i të mbijetuarve varion nga 28 në 32. Aeroplani ishte nisur nga Azerbajxhani për në Rusi. /Klankosova.tv