Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfiskohet një armë në Vushtrri, dy të arrestuar

NULL NULL
25.02.2016 11:14

 

 Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri si dhe ka konfiskuar një pistoletë, nën dyshimet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘lëndim i rëndë trupor’

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarve V. S. 21 vjeçar dhe H. SH. 29 vjeçar, është bërë në mesditen e djeshme.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit derisa ndodheshin në një kafiteri në Vushtrri, pas një zënke çasti kishin filluar përleshjen, ku ishte raportuar edhe për shkrepje të armës së zjarrit nga ana e të dyshuarit V. S., tek i cili më vonë është konfiskuar pistoleta.

Në vendin e ngjarjes Policia si prova materiale ka identifikuar një gëzhojë dhe një shufër metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme