Paralajmërohen reshje të dendura shiu në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes apelon për gatishmëri NULL NULL 22.12.2024 15:45 22.12.2024 15:45 Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe vendore, që të jenë në gatishmëri, me qëllim evitimin e përmbytjeve të mundshme, transmeton klankosova.tv. Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë pesë qarqe si; Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër.Kurse në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente. Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Sipas abcnews.al, në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport. Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike 3 minuta më parë
Kosova Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë - kërkojmë veprime urgjente 6 minuta më parë