City (s’)zhgënjen, humb edhe nga United NULL NULL 16.12.2024 00:03 16.12.2024 00:03 Manchester City po përjeton krizën më të thellë në 20 vjetët e fundit. Kampionët e Anglisë assesi s’po mund të këndellen. Sot ata u mposhtën edhe nga rivali i qytetit, Manchester United, njofton Klankosova.tv. Pavarësisht se “Qytetarët” avancuan në pjesën e parë me anë të qendërmbrojtësit kroat, Josek Gvardiol, kundërshtari përmbysi gjithçka. “Djajtë e Kuq” u rikthyen në fraksionin e dytë, duke realizuar dy gola. Fillimisht portugezi Bruno Fernandez shënoi nga penalltia, kurse 3 pikët për United i siguroi Amad Diallo, raporton Klankosova.tv Skuadra e Pep Guardiollës ka rrumbullaksuar humbjen e 8-të në 11 ndeshje, prej të cilave ka vetëm dy barazime e një fitore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.