Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona bëhen për spital NULL NULL 15.12.2024 08:51 15.12.2024 08:51 Foto: Ilustruese Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë. Kështu bën të ditur policia përmes raportit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. “Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.