Ku është fshehur Majku me të “fejuarën”? (VIDEO) NULL NULL 09.12.2024 17:39 09.12.2024 17:39 Majk në Prive Klan Kosova. Së fundmi është përfolur se artisti i njohur, Majku i është përkushtuar jetës personale, madje një postim i tij bëri lëmsh fansat, për një fejesë të mundshme të artistit. Por, ai për Prive në Klan Kosova ka treguar se e gjitha ka qenë pjesë e një projekti muzikor, duke thënë se nuk ka asgjë të re nga ajo pjesë “Ka qenë krejt pjesë e këngës së fundit që e kam lansuar, ka qenë pjesë e klipit, ku realisht krejt kënga tregon se jam unë në kërkim të fatit të jetës, të dashurisë dhe mundohem ta shpreh atë se është bërë shumë vështirë sot ta gjesh partnerin e duhur”. ”Ka qenë ajo skena kur lidhet gjithçka me unazë e me fejesë, se jo nuk ka asgjë kështu, nuk jam fejuar dhe nuk ka asgjë nga ajo pjesë, vetëm ka qenë pjesë e spotit”, është shprehur ai.