Putini i dha azil Assadit personalisht – thotë Kremlini NULL NULL 09.12.2024 12:46 09.12.2024 12:46 Foto nga arkivi Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë marrë azil në Rusi, sipas mediave shtetërore atje. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në konferencën e tij të përditshme se presidenti Vladimir Putin e mori personalisht vendimin për ta bërë këtë – por nuk pranoi të konfirmojë vendndodhjen e Assadit. Peskov gjithashtu nuk tregoi se kur Putini dhe Assadi u takuan për herë të fundit, dhe shtoi se ata nuk kanë plane ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt. Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia është e gatshme të mbajë kontakte “me ata që do të jenë në pushtet në Siri”.