Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Siria NULL NULL 06.12.2024 14:08 06.12.2024 14:08 16 gusht 2024 Sputnik/Alexei Babushkin/Kremlin/REUTERS Ambasada ruse në Siri ka nisur një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që të largohen nga vendi. Në një deklaratë të shkurtër në Telegram, ambasada shkruan se duhet të largohen shkak i situatës që është krijuar aty mes çështjeve ushtarake dhe politike. Moska është një mbështetëse kryesore e qeverisë siriane dhe ka ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Presidentit Assad. Vetëm javën e kaluar, sulmet ruse shënjestruan qytetin veriperëndimor të Idlibit të kontrolluar nga rebelët në një përpjekje për të ngadalësuar forcat rebele që kërcënojnë regjimin e Basha al-Asad. Dhe në fillim të kësaj jave, inteligjenca ukrainase sugjeroi se Vladimir Putin po planifikonte të “dërgonte mercenarë nga ‘kompanitë private ushtarake’ në vendin e Lindjes së Mesme për t’i ndihmuar ata”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.