‘’Cirk në Kuvendin e Kosovës’’, Musliu ironizon me Kurtin për seancat e natës NULL NULL 05.12.2024 22:53 05.12.2024 22:53 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës një “cirk” dhe ka kritikuar oraret e vonshme të mbledhjeve, duke cituar se në orën 22:15 ka marrë një ftesë për një mbledhje që supozohej të niste në orën 22:10. Madje, ajo e ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëparshme që kritikojnë mbajtjen e seancave gjatë natës, transmeton klankosova.tv. ”Cirku në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në këto orë të vona. Në orën 22:15 me vjen ftesa që Mbledhja e Komisionit fillon në ora 22:10. Mbledhja e komisionit do të mbahet: Të enjte, më 5 dhjetor 2024, në orën 22:10, në sallën N-10, ndërtesa e Kuvendit….. Mos i harroni ato qjerrjet e Albin Kurtit; “Po mani seanca natëëëëën” #cirkuza #zhylla, #dilingji”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 5 orë më parë