Pamje ekskluzive nga punimet për sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc (VIDEO) NULL NULL 02.12.2024 13:28 02.12.2024 13:28 Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga punimet e mbrëmshme në kanalin e Ibër Lepencit, që tregojnë se si erdhi deri tek sanimi i dëmeve nga sulmi i së premtes. Pos videos nga vendi i ngjarjes mbrëmë, një pamje tjetër tregon punimet që u bënë edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi gjatë ditës se për të realizuar punët në këtë kanal, furnizimi me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Ajo poashtu bëri të ditur se intervenimet në kanal kanë përfunduar dhe furnizimi i tij me ujë ka rifilluar, njofton Klankosova.tv. Më poshtë mund t’i gjeni pamjet ekskluzive të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit i cili është sulmuar mbrëmjen e së premtes. Lidhur me rastin, deri tani një personit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.