Kaja Kallas nis sot punën si kryediplomate e Bashkimit Evropian NULL NULL 01.12.2024 08:16 01.12.2024 08:16 ARKIV: E nominuara për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Foto: AP Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, nga sot do ta merr detyrën e re. Ajo do ta pasojë Josep Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian. Kallas me këtë rast tha se është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll. “I dashur Josep Borrell , është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 viteve të vështira @eu_eeas në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas.