Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna armësh në një shtëpi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
26.11.2024 10:30
Foto ilustruese e arrestimit.
Foto ilustruese e arrestimit.

Është raportuar për të shtëna armësh në shtëpinë e një personi në Koliq të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se shtëpia e tij është bastisur, duke treguar se çfarë u gjet aty , përcjell Klankosova.tv.

Tutje, në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë  ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar  gjendet në arrati”, thuhet tutje në raport.

lajme të ngjashme