Rrahu gruan e tij në Pejë, policia ia bastis shtëpinë – gjen kallash me 18 fishekë NULL NULL 26.11.2024 10:00 26.11.2024 10:00 Foto ilustruese. Një burrë është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas raportimit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur e sekuestruar një AK-47 me 18 fishekë. “Viktima femër/kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull/kosovar. Njësit policore kanë bastisur shtëpinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK/47 me 18 fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.