‘Goal’ rendit favoritët e “Topit të artë” për vitin e ardhshëm NULL NULL 26.11.2024 09:32 26.11.2024 09:32 Nuk ka kaluar as një muaj prej kur Rodri i Manchester Cityt e fitoi “Topin e artë”. Për këtë çmim kryesor në karrierën individuale të futbollistëve, faqja e njohur Goal.com i ka renditur favoritët e mundshëm për vitin e ardshëm 2025. Sipas kësaj faqe, momentalisht vendin e parë e ka Mohamed Salah. Pas tij, vjen Robert Lewandowski, kurse vendin e tretë në këtë renditje e zë bashkëlojtari i polakut, Raphinha. Kurse, në vendin e katërt është Vinicius, i cili sivjet u rendit i dyti në Ball d’or këtë vit. Vendin e pestë e ka zënë Jamal Musiala, i Bayern Munchenit. Yamal, Haaland, Kane e Gyokeres zënë pozitat e tjera. Ndërsa, i 10-ti për momentin në këtë listë edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është në formën e tij më të mirë. Deri atëherë kjo renditje mund të ndryshojë dhe ende nuk dihet se cili mund ta ‘rrëmbejë’ këtë trofe të çmuar.